Presidentja Vjosa Osmani tha se tensionet në veri të Kosovës janë përgatitur për një kohë të gjatë nga Serbia që është nxitur dhe ndihmuar nga Rusia, ndërsa synim kanë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Presidentja Osmani tha për BBC-në se Kosova kurrë nuk ka dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë. “Duhet ta kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata kanë tentuar të luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë çdo ditë dhe të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të pavarur. Nuk janë akuzat tona që po e përshkallëzojnë situatën. Janë veprimet e tyre ato që po e përshkallëzojnë dhe po krijojnë tensione”, u shpreh presidentja Osmani./21Media