Vendimet e Gareth Southgate kanë shkaktuar një stuhi të madhe në publikun kritik të futbollit anglez prej vitesh dhe kështu është edhe në Botërorin aktual. Në prag të ndeshjes çerekfinale me Francën, u dëgjuan komente se përzgjedhësi duhet të lërë jashtë skuadrës Jordan Henderson dhe me këtë nuk janë dakord bashkëlojtarët.
Kapiteni i Liverpool shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të “Tre Luanëve” ndaj Senegalit në raundin e 16-të të turneut, transmeton Fol Drejt.
“Henderson ishte i shkëlqyer. Kam parë disa marrëzi se ai nuk ka nevojë të luajë. Është qesharake të mendosh një gjë të tillë. Henderson është shumë i nënvlerësuar teknikisht, dhe tani ai luajti një lojë të shkëlqyer dhe shënoi një gol të bukur. Është koha që ai të marrë respektin që i nevojitet”, tha Jude Bellingham, lojtari më i mirë i Anglisë në fitoren ndaj kampionëve të Afrikës.
Me Bellingham është dakord edhe Matthew Upson, tashmë analist dhe dikur mbrojtës përfaqësues i Anglisë.
Nëse Henderson duhet të ishte në formacionin fillestar të kombëtares mund të ishte diskutuar më herët, por jo tani”. Tre lojtarët e mesfushës ishin të shkëlqyer për mendimin tim. “Henderson mund të shkojë në zonën e penalltisë së kundërshtarit sepse ai e di se Declan Rice është pas tij”, tha Matthew Upson.
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Francës është caktuar për të shtunën e datës 10 dhjetor në orën 20:00, transmeton Fol Drejt.