Një zyrtar i lartë i sigurisë sot i mbijetoi një atentati në qytetin Aden në jug të Jemenit, bëri të ditur një burim lokal i sigurisë.
Shpërthimi i autobombës kishte në shënjestër autokolonën e shefit të sigurimit të Lahij-it, Bri. Saleh al-Sayyid, në një rrugë që çon në aeroportin e Adenit, tha burimi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtari i sigurisë doli i padëmtuar nga sulmi ndërsa 4 nga rojet e tij humbën jetën, shtoi burimi në kushte anonimiteti.
Një numër i caktuar rojesh u plagosën gjithashtu. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Aden, kryeqyteti i përkohshëm i Jemenit, ka qenë dëshmitar i një sërë sulmesh dhe rrëmbimesh të zyrtarëve qeveritarë që kur rebelët Huthi u dëbuan nga qyteti në korrik të vitit 2015./FolDrejt/