Sipas Fichajes, mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte është në radarin e ish-klubit Athletic Bilbao, të cilët po kërkojnë të nënshkruajnë me të për të garuar në Evropë sezonin e ardhshëm, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Laporte nuk ka parë shumë minuta në fushë këtë sezon pasi Manchester City fitoi titullin e tretë radhazi, dhe thuhet se po kërkon të largohet nga Etihad pavarësisht se kontrata e tij skadon vetëm në 2025. /FolDrejt/