Kylian Mbappe zgjati kontratën me PSG-në verën e kaluar dhe më pas u bë futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave. Gjysmë viti më vonë, Mbappe dëshiron të largohet sërish nga PSG, pretendon The Athletic.
Plani i Mbappes është të largohet nga PSG për te Reali. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të ndodhë këtë verë pasi klubi madrilen do të duhet të paguajë një kompensim të madh për sulmuesin 24-vjeçar, ndërsa ata mund ta marrin atë falas në verën e vitit 2024. Mbappe, golashënuesi më i mirë në Botërorin e kaluar, shënoi 25 gola në 26 paraqitje për PSG-në këtë sezon.
Në kontratën e Mbappes me PSG-në, ekziston një opsion për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025, por vetë Mbappe duhet të pajtohet me këtë opsion paraprakisht. Athletic raporton se Mbappe nuk do të aktivizojë opsionin e përmendur, por do të përmbushë ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe do të luajë për klubin madrilen.
Mbappe dhe Haaland në sulmin e Realit?
Deri atëherë, sulmi i Realit do të drejtohet nga bashkatdhetari i Mbappes, Karim Benzema, 35-vjeçari i cili së shpejti do të vazhdojë kontratën me madrilenët edhe për një vit. Reali po ëndërron gjithashtu të sjellë Erling Haalandin nga Manchester City, pasi kampioni anglez është nën hetim për shkelje të rregullave financiare, transmeton Fol Drejt.