Duke pas parasysh që kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila siç jeni të njoftuar është ndërpre me qëllim që ta ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë përhapjen e COVID 19.
Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj.