Ilir Murtezaj, Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka thënë gjatë një prezantimi se sivjet, institucioni që ai e drejton, ka arritur t’i grumbulloj 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj, transmeton Fol Drejt.
“Të hyra prej 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 %” – tha ai, duke shtuar se:
“Në rritje ka ndikuar fuqizmi i kontrollit të brendshëm, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike, rritet besimi i bizneseve, ka transparecë edhe brenda institucionit, gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe dixhitalizimi i shërbimeve.”
Për më shumë, ATK sipas tij ka bërë reforma në rimbursim të tatimeve, duke shtuar se me këtë rast, është shtuar edhe besueshmëria e qytetarëve ndaj institucionit./FolDrejt/