Atletet, të cilat basketbollisti legjendar amerikan Michael Jordan i veshi gjatë finaleve të tij të fundit në NBA me Chicago Bulls në vitin 1998, u shitën në një ankand për 2.2 milionë dollarë.
Këto janë atletet sportive më të shtrenjta të shitura deri më tani, sipas njoftimit të shtëpisë së ankandeve Sotheby, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
BBC kujton se Jordan theu rekordin e tij, pasi në vitin 2021 atletet e basketbollistit të famshëm u shitën për 1.47 milionë dollarë./FolDrejt/