Skuadra e Liverpoolit është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka pësuar humbje në të dyja ndeshjet kundër Atletico Madridit.
Kampionët e drejtuar nga Jurgen Klopp ndeshjen e parë në Spanjë e humben me rezultat 1-0, kurse sonte pësuan humbje pas vazhdimeve 2-3.
Në kohën e rregullt Liverpooli fitoi 1-0 me golin e Georginio Wijnaldum. Në vazhdime shënoi edhe Firminho, por spanjollët realizuan dy gola nëpërmjet Marcos Llorentes dhe një me Alvaro Moratën për rezultatin final 2-3.