Atletico Madrid dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, në mënyrë që të zëvendësojë Joao Felixin, raporton Sky Sports.
Ata po shikojnë gjithashtu mundësinë e nënshkrimit të Aubameyang. Megjithatë, një rregull i FIFA-s e ndalon një lojtar të luajë për më shumë se dy klube në një sezon. Sulmuesi gabonez ka luajtur tashmë për Barcelonën dhe Chelsean.
Megjithatë, nëse Depay me të vërtetë kalon te Atletico, klubi katalanas mund të bëjë një përpjekje për të ri-nënshkruar me Aubameyang, i cili shënoi 13 gola në 18 starte në të gjitha garat në një periudhë shtatë mujore për ta, transmeton Fol Drejt.