Sipas Diario AS, Atletico Madrid i ka bërë një ofertë-kontratë mbrojtësit të Athletic Club dhe objektivit të Barcelonës, Inigo Martinez, teksa ata kërkojnë ta marrin atë në një transferim të lirë këtë verë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Martinez është në katër muajt e fundit të kontratës së tij me Athletic Club dhe nuk ka dhënë asnjë indikacion se ai synon të qëndrojë në San Mames përtej sezonit aktual.
Ai ishte i lidhur me Barcelonën verën e kaluar, por një lëvizje nuk u materializua kurrë pasi skuadra katalanase po luftonte me financat e tyre. Megjithatë, skuadra e Diego Simeone tani favorizohet ndaj Barcelonës në garën për nënshkrimin ne veteranin. /FolDrejt/