Sipas Calciomercatoweb, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është i gatshëm të ofrojë sulmuesin João Félix për sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlahović .
E ardhmja e të dy sulmuesve në klubet e tyre përkatëse është e pasigurt, me Simeone që
mendon se profili i Vlahović i përshtatet në mënyrë të përkryer taktikave të tij. Sipas raportit, ai mendon se një shkëmbim është ideal për të dyja palët, pasi vlerësimi i lojtarëve është shumë i ngjashëm./FolDrejt/