Elina Xhengo (16) është shpallur atletja më e mirë europiane për tetorin 2018, shkruan foldrejt.com. Ky rezultat erdhi pas një votimi në tre rrjetet sociale Twitter, Facebook dhe Instagram. 16 vjeçarja greko-shqiptare fitoi 3.470 vota, duke lënë pas ukrainasen Yaroslava Mahucik, si dhe bullgaren Aleksandra Nacheva.
Shqiptarja Xhengo, e cila jeton prej kohësh në Greqi, garon në hedhjen e shtizës ku në Lojërat Olimpike Rinore të zhvilluara në Buenos Aires, mori vendin e parë duke e hedhur shtizën 63.34 metra. Por flamuri që u ngrit ishte ai grek, që mbase do ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë pas ngjarjave të “Kacifas”.