Koha me diell dhe hapja e lokaleve ia kanë kthyer atmosferën Prishtinës.
Nga 1 qershor filloi aplikimin e fazës së tretë për lehtësimin e masave nga pandemia COVID-19 ku shumë biznese janë dëmtuar rëndë.
Disa nga kafeteritë, të cilat janë të mbushura me njerëz po operojnë me rregulla të vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Drilon Asimi, pronar në Monroe Bar ka shpjeguar rregullat që janë duke zbatuar nga 1 qershori.
Një shërbim në këtë lokal bëhet nga një kamerier i pajisur me doreza maskë dhe duhet mbajtur distancën e paraparë.
Sidoqoftë jo gjitha lokalet po respektojnë masat e Qeverisë. Kamera jonë ka kapur një moment ku një kamerier kryen shërbimin nuk mos pasur parasysh distancën dhe mjetet mbrojtëse.
Në anën tjetër kafeteritë që gjendet rrugën Regjep Luci, kafiteritë ishin të mbushur me plotë njerëz pak kund merreshin parasysh rregullat për parandalimin e virusit korona.
Hic më mirë gjendja nuk ishte as te ‘kafet e rakisë’, qytetarë pa maska e pa distancë e shërbimi kryhej sikur të mos ekzistuar virusi që gjunjëzoi botën.