Sulmuesi blaugranas Aubameyang, realizoi një ndeshje shumë të mirë mbrëmë, ku arriti të shënoi tri gola kundër Valencias, në fitoren 4-1 të Barcelonës.
Ai shënoi dy gola në pjesën e parë, si dhe një në pjesën e dytë duke e kompletuar kështu hat-trickun e tij të parë për Barcelonën.
Me këtë hat-trik, lojtari gabonez është bërë lojtari i parë në shekullin e 21-të që shënon het-trik në Ligue 1, Bundesliga, Premierligë dhe La Liga, duke thyer kështu rekord.
I lumtur pas ndeshjes tha: “Sot luajtëm shumë mirë dhe morëm tre pikë shumë të rëndësishme. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të enjten kundër Napolit. Ndeshja e sotme na jep besim të madh se do ta fitojmë edhe këtë lojë”,
Ai kishte shënuar edhe më parë hat-trick në stadiumin “Mestalla”, por atëherë i mbronte ngjyrat e Arsenalit.
“Po, herën e fundit që luajta këtu, shënova një hat-trick në Europa League. Sot kam një dopio kështu që ky stadium i ngjan pak shtëpisë sime”, tha ai./FolDrejt/