Indeksonline ka mësuar emrin e infermieres që ka rrahur një të moshuar në mënyrë ç’njerëzore në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se emri i të dyshuarës që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës është Aurona Pelaj, shkruan Indeksonline, transmeton Fol Drejt.
E njëjta është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon aty. Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Bashkë me Aurona Pelin është arrestuar edhe përgjegjësja e qendrës “Orenda”.