Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vlerësoi se, nëse ushtria ruse arrin të marrë kontrollin e qytetit Bakhmut në Ukrainën lindore, nuk do të përfaqësojë një përparim vendimtar në konflikt.
“Unë mendoj se është më shumë simbolike sesa strategjike dhe operacionale,” tha Austin gjatë një vizite në Jordani, përcjell Fol Drejt.
Bakhmut është fokusi i luftimeve intensive disa mujore midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila po përpiqet të marrë kontrollin e zonës.
Pavarësisht zhvendosjes së ushtrisë ukrainase në periferi perëndimore të qytetit, të cilën disa e interpretuan si një tërheqje, Kievi zotohet të vazhdojë të mbrojë Bakhmutin./FolDrejt/