Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë aleatët baltik, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Austin tha Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nëse kërkohet dhe do të mbajnë praninë e tyre ushtarake në rajon. /FolDrejt/