Një grua e dënuar me 25 vite burg në shkallë të parë për vdekjen e katër fëmijëve ka dalur nga burgu në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor pas një shqyrtimi gjyqësor dhe dyshimeve për vlefshmërinë e vendimit të shkallës së parë.
Kathleen Megan Folbigg u dënua në vitin 2003 për vrasjen e katër fëmijëve të saj, por ajo pohoi se ishte e pafajshme dhe se fëmijët vdiqën nga shkaqe natyrore, raporton Reuters.
Gjatë hetimit fillestar në vitin 2019, u paraqitën prova që konfirmonin fajësinë e Folbig, megjithatë, gjatë hetimit të mëvonshëm të nisur në vitin 2022 nga prokurori i shtetit në pension Thomas Bathurst, vendimi i shkallës së parë u rishikua dhe u paraqitën prova të reja që konfirmonin se fëmijët vuanin nga një mutacion gjenetik që mund të shkaktojë vdekjen, përcjell Fol Drejt.