Dy punëtorë të humbur të minierës janë gjetur të vdekur pas shembjes së minierës së zinkut të kompanisë kineze MMG në shtetin australian të Queensland, njoftoi sot ofruesi i shërbimeve minerare australiane “Perenti”.
Sipas raportimeve, shpëtimtarët konfirmuan se gjetën trupat e Trevor Davies (36) dhe Dylan Langridge (33), dhe punonjësi i tretë u shpëtua me lëndime të lehta, përcjell Fol Drejt.
Ekipi i shpëtimit përdori dronë dhe pajisje të rënda minerare për të gjetur automjetin e përdorur nga punëtorët./FolDrejt/