Miliona peshq kanë ngordhur në Australinë juglindore dhe shkencëtarët thonë se shkaku është përmbytja dhe moti i ngrohtë.
Departamenti i Industrive Primare të Uellsit të Ri Jugor tha se ngordhja e peshkut përkoi me një valë të nxehti që stresoi sistemin, i cili përjetoi kushte ekstreme për shkak të përmbytjeve të mëdha, raportoi AP.
Zhdukja ka të ngjarë të shkaktohet nga nivelet e ulëta të oksigjenit me tërheqjen e ujit, një situatë e përkeqësuar nga peshqit që kanë nevojë për më shumë oksigjen për shkak të motit më të ngrohtë, tha Departamenti për Industritë Primare./FolDrejt/