Në pjesë të Australisë lindore, përfshirë Sidney-in, sot është dita më e nxehtë në më shumë se dy vjet me temperatura mbi 40 gradë Celsius, duke shkaktuar dhjetëra zjarre.
Zjarrfikësit nga toka dhe me mbështetjen e avionëve po shuajnë pothuajse 40 zjarre në Uellsin e Ri Jugor, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Zjarri pranë Mudgee, 250 kilometra në veri-perëndim të Sidneit, është në nivelin e paralajmërimit emergjent./FolDrejt/