“Mendoj se njerëzve u mjaftuan përçarjet, ajo që duan është të bëhen bashkë si komb dhe unë synoj të udhëhiqem nga kjo”, theksoi Anthony Albanese.
Kreu i Partisë Laburiste Australiane, Anthony Albanese, deklaroi sot në komentet e para pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare pas nëntë viteve të kaluara në opozitë, se dëshiron të bashkojë australianët, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Unë dua të bashkoj vendin,” u tha Albanese gazetarëve ndërsa po largohej nga shtëpia e tij për të marrë pjesë në festimet e Partisë Laburiste në Sidnei./FolDrejt/