Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe një është zhdukur në Australi pasi stuhitë e forta dhe përmbytjet goditën lindjen e vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë sot autoritetet.
Më shumë se 90,000 konsumatorë janë ende pa energji elektrike dhe qindra linja transmetimi janë dëmtuar, të cilave do të duhen disa ditë për të rivendosur furnizimin, raportoi Reuters.
Stuhia goditi shtetet australiane Victoria, New South Wales dhe Queensland më 25 dhe 26 dhjetor, duke sjellë breshër të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm.