Australia do të blejë deri në pesë nëndetëse bërthamore amerikane të klasit Virginia gjatë dekadës së ardhshme.
Si pjesë e AUKUS, një pakt midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, ajo do të ndërtojë një nëndetëse bërthamore në Australinë e Jugut në bashkëpunim me Britaninë e Madhe fitojnë një avantazh strategjik ndaj Kinës.
“Ky është përmirësimi më i madh në aftësitë ushtarake të Australisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha sot ministri australian i Mbrojtjes Richard Marles, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, blerja dhe ndërtimi i nëndetëseve bërthamore do t’i lejojë Australisë “të kujdeset për veten”./FolDrejt/