Australia do të presë garën e tretë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.
Gara do të mbahet me 58 xhiro në pistën e gjatë 5.2 kilometra “Albert Park” në Melbourne. Gara do të fillojë të dielën më 2 prill në orën 15:00 pas xhirove për renditjen që do zhvillohet nesër, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Garën e parë të sezonit në Bahrein e fitoi piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. Ndërsa në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, garën e dytë të sezonit, vendin e parë e fitoi meksikani Sergio Perez sërish nga ekipi i Red Bull.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
– Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 44 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 43
3. Fernando Alonso (Spanjë): 30
4. Carlos Sainz (Spanjë): 20
5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 20
– Ekipet
1. Red Bull: 87
2. Aston Martin: 38
3. Mercedes: 38
4. Ferrari: 26
5. Alpine: 8/FolDrejt/