Australia ka bërë të ditur sot ndihmë shtesë prej 25 milionë dollarësh për Sri Lankën.
Ministrja e Jashtme Penny Wong në një deklaratë tha se ndihma do të përdoret për të përmbushur nevojat urgjente të ushqimit dhe kujdesit shëndetësor në vendin e Azisë Jugore, i cili aktualisht po përballet me krizën më të keqe ekonomike në 70 vjet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Gjatë kësaj periudhe sfiduese, Australia qëndron me popullin e Sri Lankës, veçanërisht ata që përjetojnë vështirësi të rënda”, tha Wong.
Me ndihmën e fundit, Australia ka dhënë deri më tani 75 milionë dollarë nëpërmjet agjencive të OKB-së për të ndihmuar vendin ishullor që të sigurojë ushqim, shëndetësinë dhe shërbime ushqimore, qasje në ujë të sigurt dhe mbështetje thelbësore për ata që janë në rrezik, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, thuhet në deklaratë.
Sri Lanka ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme disa herë që nga prilli, kur filluan protestat masive kundër mënyrës së menaxhimit të ekonomisë nga qeveria./FolDrejt/