Qeveria australiane ka vendosur sanksione ndaj 147 shtetasve rusë për shkak të situatës në Ukrainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Australisë.
Sanksionet zbatohen për 144 anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse.
Ndër personat e përfshirë nga sanksionet, siç thuhet, përmendet edhe Ekaterina Vinokurova, vajza e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov./FolDrejt/