Qeveria australiane njoftoi sot se pajtohet me iniciativën e 34 vendeve që i kërkuan Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të ndalojë pjesëmarrjen e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia në garat e tyre.
Një zëdhënës i Departamentit të Sportit të Australisë tha se mungesa e vendit të tij në listën e vendeve që mbështesin nismën ishte një “gabim administrativ”, raporton Reuters.
“Qeveria australiane pajtohet me pretendimet e bëra në dokument”, shtoi ai, transmeton Fol Drejt.