Tenisti numër dy në botë, Daniil Medvedev, ka zbuluar se turma në “Australian Open” ia dërrmoi shpirtin dhe e bëri atë të dyshonte për të luajtur tenis në një fjalim emocionues për mediat pas humbjes së finales së meshkujve.
Rafael Nadal mundi Medvedev 2-6 6-7 6-4 6-4 7-5 në një finale maratonë në Melbourne Park të dielën mbrëma, përpara një turme në mbështetje të madhe të Nadalit.
Rusi tha se ishte i dëshpëruar, jo aq shumë për humbjen (por për një mungesë tjetër mbështetjeje dhe respekti nga publiku).
Medvedevi ka një anë të ndjeshme dhe ëndërrimtare, një fëmijë që gjithmonë ka shpresuar që publiku ta dojë vetëm në raste të mëdha, transmeton Klankosova.tv.
Dje, në kulmin e karrierës së tij dhe vetëm 25 vjeç, Daniil pushoi së ëndërruari.
“Kishte shumë momente në të cilat mendoja të hiqja dorë nga ëndrrat e mëdha, por gjithmonë vazhdoja. Sot ishte një nga ato momente. Gjatë lojës, e kuptova që tani e tutje do të luaj për veten time dhe për familjen time, për njerëzit që më duan. Fëmija ëndërrimtar në mua nuk ekziston më, ai ka pushuar së ëndërruari. Ndonjëherë ndjej një person që më brohoret, dhe një mijë njerëz Ai është therës, nuk e di nëse pas moshës 30-vjeçare do të dua të vazhdoj të luaj”.