Drejtori i AMS Johannes Kopf tregon se papunësia po zvogëlohet muaj pas muaji, pra në gusht ishte më e ulët me 38 mijë, në shtator me 32 mijë dhe në tetor me 22 mijë.
Situata në tregun austriak të punës, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike, po përmirësohet dhe në fund të tetorit u regjistrua shkalla më e ulët e papunësisë në 14 vitet e fundit, e cila ishte gjashtë për qind, transmeton Fol Drejt.
Në Shërbimin e Punësimit (AMS) në fund të muajit tetor janë raportuar 319 232 persona të papunë./FolDrejt/