Çdo përdorim i dronëve iranianë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës do të përshkallëzonte konfliktin, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.
“Këta dronë kamikaze që ne po i shohim në Ukrainë me sa duket tani – ky është një përshkallëzim”, u tha ai gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, shkruan Al Jazeera.
Ai tha se ofrimi i pajisjeve për Rusinë do të mbështeste në mënyrë aktive luftën e Moskës kundër Ukrainës./FolDrejt/