Si pasojë e keqmenaxhimit të politikanit të partisë populliste austriake, FPÖ, Karl-Heinz Grasser, në buxhetin e shtetit të Austrisë mungojnë 9.6 milion euro, duke u transferuar këto para në xhepin e tij, informon foldrejt.com.
Pas 168 ditëve, Gjykata e Vjenës e dënoi me plot tetë vjet burg. 51 vjeçari Grasser u akuzua se gjatë një investimi prej 961 milion euro, 9.6 milion euro jane dërguar si korrupsion në drejtim të tij – pra rreth një përqind e parave.
Gjykata e akuzoi si plan të përbashkët mes ish ministrit të financave dhe investitorit. Ngjashëm për këtë vepër penale janë dënuar edhe 14 persona të tjerë.
Grasser ishte ministër i financave prej 2000 deri 2007, kurse në 2003 u bë anëtar i FPÖ./Foldrejt.com