Kancelari i Austrisë Karl Nehammer vizitoi të enjten Berlinin.
Gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dyshja e kryeministrave përçuan zotime të forta për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e Serbinë.
“Pyetja vendimtare është se kush është për që ne të ecim përpara me ecjen para të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Nuk është më vendimtare se kush dikur ishte kundër këtij procesi. Tani jemi të përqendruar sa më shumë që të fitojmë pëlqimin për këtë”.
“Nga perspektiva ime, pikërisht për shkak situatës që e kemi në botë, gatishmëria jonë masivisht është rritur për procesin në fjalë”, tha Scholz.
Nga ana e tij, Nehammer, foli në mënyrë speciale për një shtet në perëndim të Ballkanit i cili nuk e prish dot aleancën me Rusinë që po sulmon ushtarakisht Ukrainën tash e sa javë.
“Në këtë situatë nuk duhet harrohet Serbia që është me gjasë lojtari kryesor në Ballkanin Perëndimor. Ai vend ka shumë sfida për ti tejkaluar në rrugën e tij evropiane”.
“Në Serbi shohim qartas interesa të fuqive të mëdha botërore Rusisë e Kinës pastaj edhe Emiratet Arabe janë prezent. Kështu që ne duhet ta bëjmë të qartë se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian” shtoi i pari i qeverisë austriake.
Më 18 Mars, Karl Nehammer qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.