Austria i është bashkuar koalicionit të vendeve që mbështesin krijimin e një gjykate speciale për Rusinë për krimin e saj të agresionit kundër Ukrainës, tha në Twitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Unë i jam mirënjohës Austrisë për anëtarësimin në koalicionin e vendeve që punojnë për krijimin e Gjykatës Speciale për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës. 33 shtete janë tashmë pjesë e Grupit Bërthamë. Ndërsa numri rritet, rritet besimi se lidershipi i Rusisë do të mbahet përgjegjësi”, tha ministri.
Në shtator 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky formoi një grup pune të udhëhequr nga Andriy Yermak, kreu i zyrës së tij, për të studiuar çështjen e krijimit të një gjykate speciale për të ndjekur penalisht udhëheqjen ruse për kryerjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe një numër vendesh mbështetën krijimin e gjykatës. /FolDrejt/