Austria ka vendosur që personat e infektuar me COVID-19, të cilët nuk ndjejnë asnjë simptomë, nuk do të duhet të qëndrojnë më në karantinë.
Autoritetet austriake i dhanë fund karantinës së detyrueshme për njerëzit që kanë rezultuar pozitivë me virusin, por nuk ndihen të sëmurë.
Rregulloret e reja do të zbatohen nga muaji i ardhshëm, raporton BBC.
Megjithatë, personat e infektuar duhet të mbajnë maska brenda ose jashtë nëse nuk është e mundur të ruhet një distancë fizike prej të paktën dy metrash. Ata gjithashtu nuk lejohen të hyjnë në vende që u shërbejnë njerëzve veçanërisht të cenueshëm ndaj COVID-19, si spitalet, shtëpitë e të moshuarve ose objektet për personat me aftësi të kufizuara.
Johannes Rauch, ministër i Shëndetësisë, ka thënë se vendimi është marrë për shkak të ndikimit psikologjik dhe social të pandemisë./21Media