Njësitë speciale austriake PUMA, të martën kanë vëzhguar kantierët e ndërtimit me dronë – të cilat – kanë luajtur rol vendimtar për përcaktimin e punëtorëve ilegalë, shkruan krone.at.
Dronët kanë fluturuar konkretisht në Perg dhe sistemi i vëzhgimit me atë ka qëlluar mjaft efikas. Vetëm kur e kanë parë dronin, punëtorët pa dokumenta të rregullta kanë filluar të ikin që janë lokalizuar menjëherë dhe janë kapur nga shteti, përcjell foldrejt.com.
Si pasojë janë arrestuar shtatë maqedonas, dy kosovarë ndaj të cilëve u është shqiptuar masa e dëbimit të shpejtë nga vendi.
Tashmë policia austriake është mjaft e gëzuar duke e paraqitur kontrollimin me dron si mjaft ideal./Foldrejt.com