Udhëheqësit e BE po diskutojnë për politikën e jashtme, por ata nuk po arrijnë të merren vesht. Në kohën kur Austria kërkon ashpër sankcione kundrejt Turqisë, Gjermania e Angela Merkelit kërkon përmbajtje dhe dialog, përcjell foldrejt.com.
Veçanërisht i ashpër me presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, shfaqet kancelari i ri austriak Sebastian Kurz, i cili e akuzon për shantazhe.
“Së fundi duhet të shohim reagim të qartë kundër Turqisë,” tha Kurz në Bruksel. “Duhet ti vendosim linja të kuqe presidentit Erdogan, duke menduar dhënien fund të bisedimeve për anëtarësim dhe sankcione ekonomike.”
Por Erdogani ka thënë se asnjë problem rajonal nuk është zgjidhur nga BE, e cila, në vend që të jetë konstruktive, po bie pre e dëshirave të grekëve./Foldrejt.com