Një ndër sukseset qendrore të ushtrisë turke në Siri, Libi dhe tashmë së fundi në Karabak mes Azerbejxhanit dhe Armenisë, janë dronët turq që përllogariten të pakapshëm për raketat anti-ajrore, informon foldrejt.com.
Megjithatë, suksesi i këtyre dronëve turq, ka ardhur edhe falë motorëve të prodhuar nga firma austriake Rotax. Pas protestës së paralajmëruar në qytetin ku prodhohen këto motorë në Gunskirchen, ka ardhur edhe reagimi i firmës Rotax.
“Kërkesa e protestuesve është plotësuar. Rotax ka ndaluar eksportin e motorëve nëpër vende me përdorim të paqartë,” thuhet në reagimin e tyre, informon ekskluzivisht foldrejt.com.
Në fakt parlamenti austriak prej në 2016 ka miratuar një ligj për ndalimin e të gjithë eksporteve ushtarake drejt Turqisë, me preteksin se lufton “demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut”, megjithatë ky ligj nuk ishte respektuar.
Tashmë është deklarata e vetë fabrikës austriake, që thotë se ndalesa do vlejë për Turqinë, por edhe për shtetet tjera që luftojnë “këto vlera njerëzore”.
Turqia jo vetëm se është kthyer në një fuqi botërore rreth dronëve, por edhe ka filluar eksportimin e madh të saj nëpër vende si Ukraina, Katari, Azerbejxhani dhe Libi./Foldrejt.com