Ministri i Brendshëm bëri me dije se Austria ka ndaluar tashmë 100 mijë emigrantë të paligjshëm këtë vit.
Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner kundërshton zgjerimin e “Shengen” në Kroaci, Bullgari dhe Rumani, duke konsideruar se sistemi nuk funksionon.
“Nëse një sistem nuk funksionon, atëherë ai nuk mund të zgjerohet.” Prandaj do të ketë patjetër një “jo” të qartë nga ana ime”, theksoi ministri austriak në një prononcim për radion “Oe1”, transmeton Fol Drejt.