Austria ka paralajmëruar rihapjen e restoranteve, hoteleve dhe teatrove nga 19 maji.
Austria ka plan të lirojë kufizimet kundër Covid në 19 maj, duke lënë restorantet, hotelet dhe teatrot të hapin dyert e tyre për herë të parë në më shumë se pesë muaj.
“Drita në fund të tunelit po shihet”, tha kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi.
Sipas Reuters, një deklaratë qeveritare e publikuar në të njëjtën kohë thoshte se takimet midis orës 22 dhe 5 të mëngjesit do të ishin të kufizuara në katër të rritur.