Pas kërkesës së politikanit zviceran Martin Seiler (SP) që territori austriak Voralberg ti bashkangjitet Zvicrës, kjo e fundit nuk ka gjetur mbështetje nga qeveria e kantonit të St. Gallen ku ai bën pjesë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në median austriake kurier.at.
Sipas qeverisë së St. Gallen një ndarje e territorit mund të ndodhë vetëm, “nëse në atë vend shkelen sistematikisht të Drejtat e Njeriut dhe lëndohen rëndë.” Ky rast “nuk ka të bëjë fare” me Voralbergun, që “mbron interesat dhe vlerat e një shteti me integritet territorial dhe të pacënueshëm”.
Politikani Sailer në shtator kishte kërkuar bashkimin e Voralbergut me St. Gallen (Zvicrën) pasi në atë rajon ka gjuhë dhe identitet të ngjashëm me vendin helvet./Foldrejt.com