Partitë qeveritare austriake konservatorët e ÖVP dhe popullistët e FPÖ kanë mbështetur me votat e tyre të mërkurën, që të ndalohet mbajtja e mbulesës për të gjitha nxënëset filloriste në Austri, shkruan APA, përcjell foldrejt.com.
Ky hap është kritikuar nga institucionet dhe shoqatat muslimane në vend, si një “akt kundër islamit”, kurse partia e FPÖ e ka quajtur vendimin si një akt “kundër islamit politik”.
Interesante është se mbulimi i kokës prek vetëm vajzat muslimane, pasi kapelet që mbajnë djemtë e fesë sike ose kippa hebreje nuk do ndalohen me ligj.
Ligji ndalon mbulesën vetëm për vajzat ndër moshën 10 vjeçare.
Në Austri jetojnë rreth 700 mijë muslimanë, prej të cilëve rreth 200 mijë janë me origjinë shqiptare./Foldrejt.com