Në një masë të madhe, Austria ndihmon humanitarisht, por jo ushtarakisht.
Austria mbetet ushtarakisht neutrale, por është edhe solidare, që do të thotë se është politikisht në anën e Ukrainës dhe ofron ndihmë humanitare, tha sot ministri i Jashtëm austriak Alexander Schalenberg.
Schalenberg i tha gjermanit “Deutschlandsfunk” se shumica e popullsisë austriake mbështet neutralitetin ushtarak./FolDrejt/