Kështu, Austria është në mesin e shtatë vendeve të BE-së, në të cilat autoritetet janë veçanërisht aktive në lidhje me sanksionet, theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wiegand.
Që nga vendosja e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Austria ka ngrirë asetet e qytetarëve dhe subjekteve të biznesit rusë të sanksionuar në vlerë 1.7 miliardë euro, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeon Fol Drejt.
Në bazë të paketës së re të sanksioneve, Ministria pret që ky numër të rritet edhe më tej./FolDrejt/