Austria – një vend neutral – ka thënë se nuk do të trajnojë trupat ukrainase në tanket e betejës Leopard 2, sipas një raporti, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Duke folur për një stacion radio kombëtar, ministrja e mbrojtjes Klaudia Tanner tha se ishte një “vendim sovran i çdo shteti për të mbështetur Ukrainën brenda kuadrit të ligjeve të tij”.
Komentet e saj u morën nga gazeta austriake Kurier .
Sot u tha se trupat ukrainase kishin filluar tashmë stërvitjen mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman në Poloni këtë javë.
Olaf Scholz, kancelarit gjerman, iu deshën javë të tëra për të diskutuar nëse do të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se u përball me presionin ndërkombëtar për të miratuar përdorimin e tyre.
Vendet e tjera që ishin të gatshme të siguronin tanke të modelit Leopard, si Polonia, duhej të prisnin miratimin e Berlinit pasi ato furnizoheshin me një licencë gjermane.
Megjithatë, muajin e kaluar Gjermania u zotua të dorëzojë 14 tanke në Ukrainë deri në fund të marsit./FolDrejt/