Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schalenberg kritikoi veprimet e veçanta të anëtarëve të BE-së në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë.
Ai bëri të ditur se Austria, për momentin, nuk do t’i bashkohet dëbimit të diplomatëve rusë.
“Mendoj se është për të ardhur keq që çdo shtet vepron në mënyrë të pavarur për këtë çështje”, tha Schalenberg.