Tre gratë udhëheqëse të BE, të premten ua takuan me gjashtë burrat udhëheqës të Europës Juglindore. Përveç kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministres britanike Theresa May, në takim ishte edhe kancelarja austriake Brigitte Bierlein, përcjell foldrejt.com, lajmin e Der Standard.
Austria mbështet politikën e “zgjerimit ambicioz”, pasi kjo është vendimtare për dinjitetin e BE. Bile ajo kritikoi mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pasi në fakt i kanë plotësuar të gjitha kushtet.
Bile, “Maqedonia Veriore mund të ishte shtet anëtar i BE, në rast se Greqia nuk do ta bllokonte prej 2005 për shkak të kontestit të emrit,” shkruan më tej prestigjiozja austriake Der Standard.
Më tutje në artikull shkruhet se vërtet shumica e qytetarëve të Europës juglindore kanë humbur shpresën se do anëtarësohen në BE, për shkak të kundërshtimit qindpërqind të Francës.
Me këto veprime BE po humb terren në Ballkanin Perëndimor.
Austria kundër Kosovës
Një temë tjetër e mosmbajtjes së premtimit të BE kundrejt shqiptarëve, është edhe premtimi për liberalizimin e vizave me Kosovën – që së fundi nuk është zbatuar falë kundërshtimit të Austrisë.
Në Samitin e fundit të Ballkanit Perëndimor në Posen të Polonisë, u fol për pastrimin e ajrit dhe mbrojtjen klimaterike.
Diplomatët e BE në fakt propozuan një fond kohezioni për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë në fund nuk e pranuan. Nuk mungonin paratë, por ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor, që nuk ofruan projekte të pjekura, thanë mes tjerash diplomatët./Foldrejt.com