Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, shkruan Fol Drejt.
Të dy homologët kanë konfirmuar bashkëpunimin në mes të dy shteteve, me Schallenberg që rikonfirmoi mbështetjen e shtetit austriak për anëtarësimin e Kosovës në organizmat e Bashkimit Evropian.
Schallenberg përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan:
“Faleminderit shumë e dashur Gërvalla-Schwarz për vizitën tuaj në Vjenë. Austria e ka mbështetur prej kohësh rrugën e Kosovës drejt BE-së. Me perspektivën e liberalizimit të vizave, më në fund duhet t’i qasemi punës!” /FolDrejt/
Herzlichen Dank liebe @gervallaschwarz für Deinen Besuch in Wien. Österreich unterstützt Kosovos Weg in die EU schon seit Langem. Bei der in Aussicht gestellten Visaliberalisierung müssen wir nun endlich Nägel mit Köpfen machen! 🇦🇹 🤝 🇽🇰 pic.twitter.com/0br4KbSF5A
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) October 11, 2022