Rezultatet e para priten menjëherë pas orës 17:00 dhe rezultatet paraprake do të shpallen rreth orës 20:00 nga ministri i Brendshëm Gerhard Karner.
Në Austri, në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, kur u hapën qendrat e para të votimit, nisën zgjedhjet presidenciale, në të cilat të drejtë vote kanë mbi 6.3 milionë qytetarë mbi 16 vjeç, transmeton Fol Drejt.
Qendrat e para të votimit u hapën në orën gjashtë në qytetet Euratsfeld dhe Wiener Neustadt, si dhe në Pfunds./FolDrejt/